Flash

Zjarri përpin magazinat te "5 Maji"/ Ushtria në vendngjarje, dyshohet se u ndez nga…

Lapsi.al 8 January 2026
Zjarri përpin magazinat te "5 Maji"/ Ushtria në vendngjarje,

Zjarri në tregun e rrobave te “5 Maji” në Tiranë ka marrë përmasa të mëdha. Shërbimet e Emergjencës dhe Forcat e Ushtrisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e zjarri është krijuar edhe një tjetër vatër, duke e bërë edhe më të vështirë menaxhimin e situatës.

Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit, sipas informacioneve paraprake është një shkëndijë elektrike. Megjithatë sipas autoriteteve është ende herët për të arritur në përfundim pasi pritet një zbardhje e plotë e ngjarjes.

Kryebashkiakja e deleguar të Tiranës, Anuela Ristani tha se tashmë zjarri është nën kontrollin e plotë të forcave të shumta zjarrfikëse që ndodhen në vendngjarje dhe po avancohet në punën për shuarjen e plotë.

Ajo theksoi se është eliminuar totalisht rreziku që i kanosej banesave dhe biznesve të tjera pranë vatrës masive të zjarrit.

"Situata paraqitet nën kontroll. Është vendosur ajo që quhet perimetër sigurie, që zjarri të mos përhapet në mjedise të tjera. Nuk ka rrezikshmëri për banorët përreth, as ndërtesat rezidenciale përreth, as në biznese. Sipërfaqja e zjarrit është goxha e konsiderueshme, e madhe, serioze. Nga kapanoni i parë kaloi te i dyti, pasi zjarrfikësit nuk mundën ta ndalonin atë.

Është herët për të folur për bilance. Bëhet fjalë për biznese tekstilesh, materiale lehtësisht të ndezshme. Do të ketë një moment për bilancin dhe evidentimin e dëmeve që kanë ndodhur. Dëmi është voluminoz. Nuk mund të flasim paraprakisht, pasi ka një proces. Zjarrfikësit tanë kanë një eksperiencë të gjatë në zbulimin e shkaqeve dhe duhet t’i japim kohë",- tha Ristani. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI