Flash

Rrahje në burgun e Reçit, Astmer Bilali dhe Mikel Thani përfundojnë në spital

Lapsi.al 8 January 2026
Rrahje në burgun e Reçit, Astmer Bilali dhe Mikel Thani

Një tjetër rrahje ka ndodhur në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe. Të burgosurit Astmer Bilali dhe Mikel Thani janë përfshirë në një konflikt fizik mes njëri-tjetrit duke përfunduar në spitalin e burgut në Tiranë.

Të dy të burgosurit kanë pësuar dëmtime të rënda. Mediat raportojnë se Bilali dhe Thani kanë qenë duke ngrënë drekë së bashku me disa persona të tjerë dhe në ato momente ka lindur një konflikt mes tyre që përfundoi me sherr fizik.

Bilali dhe Thani pasi kanë nisur të godasin njëri-tjetrin. Sipas të njëjtave burime, Thani është ndihmuar edhe nga disa persona të tjerë, shokë të tij në burg. Pas rrahjes, kanë ndërhyrë rojet e burgut duke bërë ndarjen mes të dëmtuarve.

Mikel Thani u arrestua në 2015 pasi ishte i dyshuar për plagosjen e prindërve të ish-të fejuarës dhe mbesës së tyre ndërsa ish-boksieri Astmer Bilali është arrestuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.

[caption id="" align="alignnone" width="674"]Arrestohet Astmer Bilali, dyshohet të jetë pjesë e grupit kriminal me  prokurorin, drejtuesin e policisë dhe biznesmenin - TV Klan Astmer Bilali[/caption]

Pak kohë më parë në burgun e Reçit pati një tjetër sherr mes Safet Bajrit dhe Sokol Sanxhaktarit. Ky i fundit u godit duke u dëmtua fizikisht. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI