Flash

PAMJET/ Vijon prej 1 ore zjarri masiv në tregun e rrobave të "5 majit" në Tiranë

Lapsi.al 8 January 2026
PAMJET/ Vijon prej 1 ore zjarri masiv në tregun e rrobave të "5

Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të enjteje disa magazina të tregut të rrobave të përdorura që ndodhet në lagjen "5 Maji" në Tiranë.

[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/01/695ffd70343f6.mp4"][/video]

Mbi 60 forca dhe 11 mjete të shërbimit zjarrfikës janë dërguar në vendngjarje për shuarjen e zjarrit të madh, i cili vijon prej më shumë se 1 ore.

Për shkak të situatës së vështirë janë kërkuar përforcime nga shërbimet zjarrfikëse të bashkive Vorë, Kamëz dhe Elbasan.

Zjarri te tregu i 5 majit/ Shefi i zjarrfikësve të Tiranës: Flakët janë masive, magazinat nuk kanë materiale të... - Sot News | Lajme

Për shuarjen e flakëve është kërkuar edhe ndihma e Forcave të Armatosura. Të pranishëm në vendngjarje janë edhe efektivë të shumtë të Policisë së Shtetit.

Deri më tani, raportohet për dëme të mëdha materiale, dhe fatmirësisht jo për të lënduar. Ende nuk është i qartë shkaku i zjarrit.

/Lajm në përditësim...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI