Flash

Godet sërish Ahmetaj: Kanë tentuar të më rrëmbejnë në mënyrë mafioze nga Zvicra

Lapsi.al 8 January 2026
Godet sërish Ahmetaj: Kanë tentuar të më rrëmbejnë

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është rikthyer në një intervistë të katërt për emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV.

Ahmetaj tha se shteti është shndërruar në një strukturë mafioze. Sipas tij në krye të kësaj strukture qëndron kryeministri Edi Rama.

Pranë tij, sipas Ahmetajt qëndron “grabitësja” me të cilën identifikon Belinda Ballukun, Erion Veliaj dhe një person i katërt që ai nuk ia nxori emrin, por që tha se ka zyrën ngjitur me Ramën.

Ahmetaj tha se familja e tij është kërcënuar dhe se SPAk nuk ka bërë asnjë hetim. Ahmetaj tha se ka pasur tentativë për sekuestrim personi dhe eliminim.

“Do të më nxirrnin me forcë nga këtu (Zvicra), do të më çonin në Itali dhe më pas do të më dorëzonin te Altin Dumani për të mos dalë më i gjallë” – tha Ahmetaj.

Ai tha se ka marrë mesazhe kërcëuese me vdekje për veten dhe fëmijët. Mesazhi i fundit ka qenë në tetor të vitit të kaluar. I pyetur nëse lidhet kjo me ngjarjet në Shqipëri kur Belinda Ballukut iu komunikua akuza, Ahmetaj tha se shpresonte "që kjo të mos kishte lidhje" ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI