Flash

Dyshohet se ka bombola gazi pranë zjarrit masiv te "5 maji", evakuohen banorët

Lapsi.al 8 January 2026
Dyshohet se ka bombola gazi pranë zjarrit masiv te "5 maji",

Vijon të jetë aktiv zjarri që ka përfshirë disa magazina në tregun e rrobave të përdorura në rrugën “5 Maji” në Tiranë, duke shkaktuar panik te banorët dhe bizneset e zonës.

Flakët janë të përmasave të mëdha dhe po rrezikojnë seriozisht edhe disa biznese që ndodhen pranë tregut. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, situata mbetet e vështirë për t’u vënë nën kontroll.

Tregtarët kanë zbrazur magazinat e tjera që rrezikohen nga flakët, duke nxjerrë në rrugë ambiente të hapura mallrat që shesin. Mediat raportojnë se policia po evakuon zonën përreth për shkak se pranë vatrës së flakëve raportohet të ketë bombola gazi.

LEXO EDHE: PAMJET/ Vijon prej 1 ore zjarri masiv në tregun e rrobave të “5 majit” në Tiranë

Për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit dhe tymit të dendur, banorët e pallateve përreth janë evakuuar nga banesat e tyre si masë sigurie. Policia ka vendosur shiritin e perimetrit të sigurisë dhe po mban larg qytetarët, teksa në zonë janë grumbulluar shumë banorë të shqetësuar.

Autoritetet po punojnë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së tij dhe nëse ka persona të lënduar. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI