Flash

Ahmetaj nxjerr faturat "Biznesi pagoi hotelin e Ramës, Ballukut dhe Ibrahimajt"

Lapsi.al 8 January 2026
Ahmetaj nxjerr faturat "Biznesi pagoi hotelin e Ramës, Ballukut dhe

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë publike akuza të reja që implikojnë drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe zv.kryeministren Belinda Balluku në aferën e Tunelit të Llogarasë, duke shtuar një tjetër kapitull në dosjet që lidhen me këtë projekt.

Në emisionin Çim Peka Live, Ahmetaj deklaroi se kompania Hill International ka paguar faturat e udhëtimeve dhe hoteleve për Edi Ramën, Belinda Ballukun, si edhe për ministren Delina Ibrahimaj. Sipas tij, këto pagesa përbëjnë një konflikt të pastër interesi dhe krijojnë indicie të forta për përfitime të paligjshme nga një kompani e lidhur drejtpërdrejt me një tender publik.

Ahmetaj theksoi se, nëse do të zbatohej i njëjti standard që është përdorur ndaj tij nga organet e drejtësisë, SPAK do të duhej të kishte marrë masa sigurie edhe për Ramën, Ballukun dhe Ibrahimajn, pasi faktet janë të krahasueshme dhe po aq komprometuese.

"Duhet të çojë për hetim edhe Delinën se përderisa më ka çuar mua që kam flejt në një hotel me gruan, duhet të çojë edhe Delinën që ka firmosur rialokimin e fondeve" tha Ahmetaj

Sipas deklarimeve të tij, Hill International, në bashkëpunim me Net Group shpk, kompani e lidhur me ish kreun e ARRSH, Evis Berberi, u shpallën fituese të një tenderi me vlerë 2 milionë euro për supervizimin e punimeve të Tunelit të Llogarasë. Ahmetaj kujtoi se SPAK ka zbardhur komunikime mes Evis Berberit dhe përfaqësuesve të Hill International, ku ngrihen shqetësime serioze për cilësinë e punimeve që po kryhen në tunel.

Ai solli gjithashtu në vëmendje faktet e publikuara nga emisioni Plug në Syri TV, sipas të cilave Hill International ishte sjellë fillimisht nga Bashkimi Europian për të asistuar qeverinë shqiptare me ekspertizë teknike. Megjithatë, më pas, sipas Ahmetajt, Edi Rama dhe Belinda Balluku i kanë dhënë kësaj kompanie fonde publike, ndonëse ajo paguhej tashmë nga BE, duke krijuar dyshime të forta për pagesa të dyfishta dhe shpërdorim të fondeve shtetërore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI