Flash

Ahmetaj: Albana Koçiu nuk firmosi "Smart City", Xhemal Qefalia është për burg!

Lapsi.al 8 January 2026
Ahmetaj: Albana Koçiu nuk firmosi "Smart City", Xhemal Qefalia

Pak javë pasi qeveria kaloi kontratën për projektin Smart City, me një kosto prej 140 milionë dollarësh, që sipas kritikëve shndërron Shqipërinë në një shtet nën mbikëqyrje të vazhdueshme, ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta, duke publikuar detaje që ai i cilëson tronditëse.

Sipas Ahmetajt, tenderi për projektin Smart City u është dhënë kompanive nga vende që nuk janë anëtare të NATO-s, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë kombëtare. Ai deklaroi se në këtë projekt janë përfshirë Ergys Agasi si edhe një ish ministër i Brendshëm i qeverisë Rama, ndërsa paralajmëroi se të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë rrezikojnë të monitorohen nga teknologji armiqësore.

"Ekziston një bisedë mes një ish ministri dhe Ergys Agasit për Smart City do të dalë" paralajmëroi Arben Ahmetaj duke hedhur dyshime për kalimin e të dhënave të shqiptarëve në një vend që nuk është pjesë e NATO-s.

Ahmetaj theksoi se skandali nuk qëndron vetëm te aspekti i sigurisë, por edhe te kostot e fryra në mënyrë të pajustifikueshme. Sipas tij, projekti Smart City rezulton deri në 7 herë më i shtrenjtë krahasuar me sisteme të ngjashme që janë zbatuar më parë në Shqipëri.

"Shqiptarët do të paguajnë 15 mijë e 723 dollarë vetëm për një kamera trupi. është çmenduri! Çmenduri!" tha Ahmetaj duke denoncuar kostot e larta të projektit.

Ish numri dy i qeverisë kujtoi se prej vitesh në vend janë investuar fonde të konsiderueshme për projekte Smart City nga bashkitë, si edhe nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili ka instaluar kamera në akset kryesore rrugore. Në këtë kontekst, Ahmetaj ngriti dyshime të forta se 140 milionë eurot e projektit të ri mund të përfundojnë në një tjetër aferë korruptive, sipas modelit të skandaleve të mëparshme.

Në deklaratat e tij, Ahmetaj e cilësoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor politik të këtyre aferave, duke shtuar se trashëgimia e tij do të jetë ajo e një njeriu që, sipas tij, “fuqizoi kartelet” dhe krijoi një sistem ku interesat kriminale përfitojnë nga projektet publike.

Ai zbuloi gjithashtu se ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka refuzuar të firmosë projektin Smart City, ndërsa përgjegjësia për firmën i ka kaluar Xhemal Qefaliajt. Ahmetaj paralajmëroi se ky vendim do të ketë pasoja penale, duke deklaruar se “kjo histori do të përfundojë me burg”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI