Flash

Rivlerësimi do të zhbllokojë mbi 530 mijë kontrata premtimi

Lapsi.al 7 January 2026
Rivlerësimi do të zhbllokojë mbi 530 mijë kontrata premtimi

Hyrja në fuqi e ligjit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me normë 5 për qind pritet të zhbllokojë një numër të konsiderueshëm kontratash premtimi të mbetura pezull prej vitesh. Sipas Shoqatës së Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme, rreth 530 mijë kontrata premtimi ndodhen aktualisht në pritje të rivlerësimit për t’u formalizuar.

“Rivlerësimi i pronës me 5 për qind do ketë interes të lartë për këdo që është përgatitur që ta tregtojë pasurinë e paluajtshme në 2-3 vitet e ardhshme. Ka një interes të rritur, sidomos në ato njësi, në ato qytete dhe ndërtime të cilave u ka ndyshuar çmimi i referencës”, shprehet Reinaldo Pipiria, Kreu i Shoqatës së Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme.

Rritja e vlerës së pronës përmes rivlerësimit pritet të ndikojë drejtpërdrejt edhe në çmimet e tregut, veçanërisht në zonat me kërkesë të lartë. Bregdeti mbetet zona më e shtrenjtë.

Ndërkohë, përfshirja në tatim e tarifës së amortizimit të godinës konsiderohet se prek vetëm një segment të kufizuar të tregut.

“Në këtë vit ne besojmë që do të ketë shumë alternativa në treg për cilindo që do të investojë në pasuri të paluajtshme, për këdo do të gjejë një banesë ekonomike. Një komponent i cili do të hyjë në punë dhe do të jetë funksional vetëm për një pjesë të vogël të tregut, për ato prona të cilat janë shumë të amortizuara, janë të vjetra dhe nuk arrijnë çmimin e referencës”, tha Pipiria.

Afati për kryerjen e rivlerësimit pritet të jetë që nga botimi i ligjit në fletoren zyrtare e deri në fund të vitit 2026.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI