Flash

Qeveria e dorëzuar/ Reshjet mbajnë nën presion disa bashki të Qarkut Shkodër

Lapsi.al 7 January 2026
Qeveria e dorëzuar/ Reshjet mbajnë nën presion disa bashki

Pavarësisht uljes së nivelit të ujit në disa zona të Qarkut Shkodër, situata vijon të jetë problematike në disa prej bashkive të këtij qarku.

Kështu në Bashkinë Shkodër vijon puna për montimin e urës tip “Bailey” në fshatin Bardhaj, ndërkohë që strukturat e Emergjencave Civile po monitorojnë nga afër zonat me prezencë uji.

Në Bashkinë Malësi e Madhe, në fshatin Reze e Vështit, ka prezencë uji në rrugën e fshatit, ndërsa po vijon pastrimi i kanaleve dhe rregullimi i rrugës pranë Përroit të Thatë në fshatin Kamicë.

Në fshatin Vukpalaj, po në këtë bashki, raportohet prezencë uji në një banesë, ndërsa Emergjencat Civile, Shërbimi Zjarrfikës dhe drejtuesit vendorë janë në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje apo evakuim, nëse do të jetë e nevojshme.

Reshjet e shiut në Bashkinë Fushë Arrëz vijojnë me intensitet të lartë dhe si rezultat, kanë shkaktuar përkeqësim të situatës në disa rrugë rurale.

Në njësitë administrative Iballe, Fierzë, Blerim dhe Qafë Mali, si pasojë e vërshimit të ujërave në rrugë, kanë shkaktuar dëmtimin e tyre.

Në fshatin Obot, Njësia Administrative Ana e Malit, forcat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut kanë angazhuar një mjet dhe 3 efektivë në terren. Prania e ujit në rrugë është rreth 40 cm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI