Flash

Qeveria e dorëzuar/ Edhe në Lezhë hektarë të tërë zhyten nën ujë

Lapsi.al 7 January 2026
Qeveria e dorëzuar/ Edhe në Lezhë hektarë të

Qarku i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu gjatë së martës duke sjellë përmbytje në disa zona për të disatën herë në pak muaj. Uji ka përmbytur banesat, oborret e shkollave dhe bodrume pallatesh. Në Gjadër është rritur niveli i prurjeve të lumit duke përmbytur urën që lidh fshatrat Gramsh dhe Zojz me Gjadrin teksa është ndërhyrë për pastrimin e mbeturinave që kishin bllokuar urën. Banorët e zonave të përmbytura shprehen se janë të sëmurë dhe se askush nuk interesohet për ta ndërsa I bëjnë thirrje qeverisë për ndihmë

Në Bashkinë Mirditë po punohet për largimin e inerteve nga rrugët urbane dhe ato rurale. Shkarkimet nga HEC Qafë Mollë nuk kanë nisur ende, pasi prurjet janë vlerësuar të menaxhueshme.

Sipërfaqja e tokës bujqësore nën ujë në territorin e Bashkisë Lezhë llogaritet rreth 1 010 hektarë, e shpërndarë në disa njësi administrative, Në Bashkinë Kurbin sipërfaqja e përmbytur arrin rreth 2 000 hektarë, kryesisht në zonat e Fushë Milotit, Gjormit, Mamurrasit dhe Adriatikut. Probleme me energjinë elektrike raportohen vetëm në zonat malore të Kurbinit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI