Flash

Moti i keq: 6 viktima në Francë e Bosnje, përmbytet Shën Pjetri, -12°C në Britani

Lapsi.al 7 January 2026
Moti i keq: 6 viktima në Francë e Bosnje, përmbytet Shën

Pjesë të ndryshme të Europës përballen me një mot të keq, që e largoi shumë shpejt harenë e festave.

Në ditën e ujit të bekuar, furia e natyrës u përplas fort mbi pellgun e Ballkanit dhe reshje të dendura shiu e bore, ndërprerjeje të energjisë elektrike dhe një viktimë në Bosnje, një grua që humbi jetën mes stuhisë. Pasi pothuajse 40 centimetra borë ranë në kryeqytetin Sarajevë, gruaja në fjalë dha shpirt në spital pasi u godit nga një pemë që u rrëzua nën peshën e borës. Reshjet e dendura të dëborës paralizuan një pjesë të lëvizjes në Holandë.

Aeroporti i Schipholit në Amsterdam raportoi anullimin e rreth 600 fluturimeve, ndërsa ekipet kanë punuar pa reshtur për të pastruar pistat dhe për të shkrirë akullin nga avionët që prisnin të niseshin. Më shumë borë parashikohej për pjesën tjetër të javës. Bilancin më të rëndë të viktimave e shënon sakaq Franca, me pesë të vdekur. Me të ftohtin që i bëri rrugët tepër të rrezikshme, tre persona humbën jetën në aksidente të lidhura me akullin e zi në jugperëndim të vendit, ndërsa një shofer taksie vdiq në spital pasi automjeti i tij doli nga rruga dhe ra në lumë, në rajonin e Parisit.

Në Romë, javë të tëra reshjesh shiu kanë rritur nivelin e lumit Tiber që ka dalë sërish nga shtrati, duke zbehur kremtimet e Papa Leonit XIV. Sheshi i Shën Pjetrit ishte vetëm pjesërisht i mbushur me njerëz të martën, të mbledhur aty me cadra  për të dëgjuar Atinj e Shenjtë teksa jepte bekimin e Epifanisë. Roma është përballur me reshje të vazhdueshme shiu që para Krishtlindjeve cka nxiti kryetarin e bashkisë, Roberto Gualtieri, të nxirrte një urdhër për kufizimin e aksesit publik në parqe dhe zona të tjera në rrezik nga rënia e pemëve dhe përmbytjet. Temperaturat kanë rënë ndjeshëm edhe në Mbretërinë e Bashkuar; në zonat veriore të saj termometri ka shënuar minus 12.5 gradë Celsius, ndërsa bora ndërpreu udhëtimet hekurudhore, rrugore dhe ajrore dhe mbylli qindra shkolla.

Shiu dha bora kanë vazhduar po ashtu të mbjellin kaos në Ballkan; në Serbi, disa komuna perëndimore vendosën masa të jashtëzakonshme për shkak të motit të keq, ndërsa erërat e forta dhe deti i trazuar  goditën vijën bregdetare të Adriatikut në Kroaci dhe Mal të Zi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI