Flash

E pandehura Balluku na njofton se në aeroportin e Rinasit është gjithçka 'Okej'

Lapsi.al 7 January 2026
E pandehura Balluku na njofton se në aeroportin e Rinasit është

Ndërsa është zyrtarisht e pandehur dhe në pritje të vendimeve që mund ta varrosin njëherë e mirë politikisht apo edhe ti marrin lirinë, Belinda Balluku vazhdon të luajë rolin e ministres në detyrë, duke informuar publikun për motin dhe oraret e avionëve. Në një moment kur fati i saj varet nga Gjykata Kushtetuese dhe Këshilli i vonuar i Mandateve, Balluku vazhdon të sillet sikur kriza e vetme në vend është turbulenca në uljet në Rinas nga moti i keq.

Me Edi Ramën që fiton kohë, institucionet që për mometin po heshtin dhe procedurat që zvarriten, e pandehura Balluku shfaqet në publik për të garantuar se “operimet vijojnë normalisht”, edhe pse asgjë rreth saj nuk është normale. As pozicioni i saj politik, as statusi ligjor, as fakti që mbi të rëndojnë akuza serioze për korrupsion.

Në vend që të japë llogari për dosjet e SPAK-ut, Balluku njofton se shërbimet e lundrimit ajror janë “plotësisht të angazhuara”. Një përpjekje për të krijuar iluzionin e stabilitetit, ndërsa pushteti mbron veten dhe drejtësia mbahet në pritje.

Në Shqipërinë e Ramës, edhe kur je nën hetim, edhe kur pritet heqja e imunitetit, edhe kur je në fije të perit, qeverisja vazhdon sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Deri sa të ndodhë. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI