Flash

Dibra nën zgjedhën e motit të keq: Rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje

Lapsi.al 7 January 2026
Dibra nën zgjedhën e motit të keq: Rrugë të bllokuara

Rruga nacionale Burrel - Rrëshen është vështirë të qarkullohet me çdo lloj makine për shkak të probleme të shumta. Veç amortizimit ndër vite të këtij aksi rrugor, reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar shembje të shkëmbinjëve dhe rrëshqitje të dherave në disa segmente.

Më problematike situata paraqitet pranë urës së Urakës ku një masiv shkëmbor ka rënë në mes të rrugës. Po ashtu, në këtë segment ka edhe shembje të skarpatës së rrugës duke e ngushtuar karrexhatën vetëm me një sens lëvizje.

Shirat e dy ditëve të fundit kanë krijuar probleme në rrugët e fshatrave ku ka patur shembje të tyre dhe bllokime si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Ekipet e pushtetit vendor janë në terren për të rikthyer në normalitet lëvizjen e banorëve drejt zonave urbane.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI