Flash

Berisha: Agasi ka përgjuar ambasadat, i ka dhënë informacion armiqve të NATO-s

Lapsi.al 7 January 2026
Berisha: Agasi ka përgjuar ambasadat, i ka dhënë informacion

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë, duke deklaruar se Ergys Agasi ka vënë në përgjim ambasadat dhe diplomatët e huaj në Shqipëri.

Po ashtu, Sali Berisha deklaroi se Agasi ka shpërndarë të dhëna sekrete të NATO-s, të cilat i ishin besuar shtetit shqiptar, duke i eksportuar te armiqtë e aleancës.

Ai shtoi se informacione tepër sekrete janë shpërndarë edhe te kartelet e drogës dhe organizatat kriminale ndërkombëtare.

“Hetimi tregoi se Ergys Agasi, koordinatori i Edi Ramës ishte mafiozi më i sofistikuar, më i rrezikshëm i Europës. Ishte kryemafiozi që kishte vjedhur të dhënat e cdo qytetari shqiptar për qëllime mafioze të familjes Rama. Është kryemafiozi që vjedhur të dhënat personale të shqiptarëve, që ka vënë në përgjim telefonat, kompjuter të ambasadave në Shqipëri dhe përfaqësuesve të huaj në Shqipëri. Ka eksportuar tek armiqtë e NATO-s, të dhëna të NATO-s që i janë besuar Shqipërisë. Ka eksportuar të dhënat më sekrete tek kartelet e drogës dhe organizatat kriminale”, tha Sali Berisha në konferencë me gazetarët.

Të këshilluara

Kosova merr sisteme anti-tank nga Turqia

Kosova ka pranuar një dërgesë me sisteme raketore kundërtanke OMTAS nga Turqia, thanë autoritetet më 6 janar. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,...

23:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI