Flash

Asfalt turpi në Durrës: Rruga u shtrua në dhjetor, u shkatërrua pas një dite shi

Lapsi.al 7 January 2026
Asfalt turpi në Durrës: Rruga u shtrua në dhjetor, u

Një investim i sapopërfunduar, në fund të dhjetorit, është kthyer brenda pak ditësh në burim zhgënjimi dhe problem për banorët e lagjes nr. 8 në qytetin e Durrësit.

Pak ditë pas asfaltimit, reshjet e një dite më parë nxorën në pah cilësinë e dobët të punimeve. Rruga është rehabilituar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në fund të dhjetorit, por mjaftoi një ditë shi që asfalti të dëmtohej.

E kontaktuar nga Top Channel, Bashkia e Durrësit bën me dije se ka verifikuar gjendjen e rrugës dhe ka njoftuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit për ndërhyrje dhe riparim të saj.

Banorët kërkojnë që këtë herë ndërhyrja të jetë përfundimtare dhe jo thjesht një rregullim i përkohshëm, por investimi t’u shërbejë realisht atyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI