Flash

VIDEO/ Trump tregon barsoleta për gruan dhe tallet me Maduron: Më kopjoi kërcimin

Lapsi.al 6 January 2026
VIDEO/ Trump tregon barsoleta për gruan dhe tallet me Maduron: Më

Presidenti amerikan Donald Trump ishte me humor të mirë të martën. Kush e di saktësisht pse, por në një nga fjalimet e tij mbi çdo çështje të mundshme dhe të pamundur, ai shkoi deri aty sa të tallte edhe peshëngritësit transgjinorë.

“Gruaja ime e urren kur unë e bëj këtë [domethënë imitimet]. Ajo është një grua shumë elegante. Ajo e urren të më shohë duke kërcyer", - tha ai në një fjalim në Qendrën Trump-Kennedy, e cila kohët e fundit ka marrë edhe emrin e tij, pavarësisht kundërshtive për riemërtimin.

Ai vazhdoi të tregojë bisedat me gruan e tij: “I them asaj, “Të gjithë duan të më shohin duke kërcyer”, dhe ajo thotë, “Zemër, kjo nuk i ka hije një presidenti”. Por, unë u bëra president! “A mund ta imagjinosh Franklin Roosevelt duke kërcyer?”, thotë ajo, por duket se ndoshta [Melania] nuk di shumë për historinë amerikane”. (Vlen të kujtohet se Roosevelt ishte në karrocë me rrota në vitet e fundit të jetës së tij.)

Duke ndryshuar temën, Trump filloi të portretizonte peshëngritësit transgjinorë dhe të tregonte se si ata kanë vështirësi të ngrenë pesha duke qarë më pas. "Një burrë shkon dhe ngre peshën me lehtësi, kjo është çmenduri" – tha Trump.

Ai nuk la pa u tallur edhe Nicolas Maduron, të cilin forcat amerikane e arrestuan të shtunën. Trump pretendoi se Maduro i kopjoi lëvizjet e vallëzimit, se kishte "vrarë miliona njerëz në Venezuelë" dhe se kishte një dhomë torturash në qendër të Karakasit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rruga Laç-Milot bllokohet pas përmbytjeve

Më shumë se dy orë është bllokuar rruga Laç–Milot, si pasojë e përmbytjes së segmentit rrugor nga uji. Shkak për këtë situatë është mosfunksionimi i kanaleve ku...

16:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI