Flash

Taylor Swift thyen rekord me “The Fate of Ophelia”

Lapsi.al 6 January 2026
Taylor Swift thyen rekord me “The Fate of Ophelia”

Taylor Swift e ka nisur vitin 2026 me një arritje madhore në karrierën e saj muzikore.

Këngëtarja amerikane ka thyer një tjetër rekord, pasi kënga “The Fate of Ophelia” është bërë projekti i saj me qëndrimin më të gjatë në vendin e parë të Billboard Hot 100.

Kënga, pjesë e albumit “The Life of a Showgirl”, qëndroi në krye të klasifikimit për nëntë javë radhazi, duke lënë pas suksesin e mëparshëm “Anti-Hero”, i cili kishte dominuar listën për tetë javë.

Ndër këngët e tjera të Taylor Swift që kanë kryesuar për javë të tëra në Billboard Hot 100 përfshihen edhe “Blank Space”, “Cruel Summer” dhe “Shake It Off”, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si një nga artistet më të suksesshme të dekadës.

Aktualisht, kënga tjetër “Opalite” renditet në vendin e tetë në Billboard Hot 100.

Ndërkohë, në platformën Spotify, “The Fate of Ophelia” është rrëzuar nga pozicioni i parë nga kënga “End of Beginning” e aktorit dhe muzikantit Joe Keery, i njohur për rolin e tij në serialin “Stranger Things”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI