Flash

Një rrëfim i ndjerë: Paris Jackson flet për jetën pas varësisë

Lapsi.al 6 January 2026
Një rrëfim i ndjerë: Paris Jackson flet për jetën pas

Paris Jackson ka festuar gjashtë vite pa alkool dhe substanca, duke ndarë një mesazh të ndjerë me ndjekësit e saj në Instagram. Vajza e Michael Jackson, 27 vjeç, reflektoi mbi rrugëtimin e saj drejt shërimit dhe sfidat që ka kaluar gjatë viteve.

“Të jesh esëll nuk do të thotë se jeta është perfekte,” shkroi Paris. “Pas disa vitesh, gjithçka u bë shumë e vështirë për një kohë të gjatë dhe nuk kisha më të njëjtat mekanizma për t’u përballur.”

Ajo theksoi se ka mësuar ta jetojë jetën ashtu siç vjen, duke qenë e hapur për betejat e saj me shëndetin mendor. Paris u drejtua gjithashtu ndjekësve që përballen me vështirësi të ngjashme, duke u kujtuar se nuk janë vetëm.

Mesazhin e saj e mbylli me fjalë inkurajuese: “Qëndroni fort. Dhe nëse sot askush nuk ju ka thënë se ju do, unë ju dua.”

Postimi u shoqërua me një video-montazh nga momentet e vitit të fundit, ku Paris shihet duke kaluar kohë me qenin e saj, duke luajtur kitarë dhe duke qeshur në biseda me miq.

 

Të këshilluara

Rruga Laç-Milot bllokohet pas përmbytjeve

Më shumë se dy orë është bllokuar rruga Laç–Milot, si pasojë e përmbytjes së segmentit rrugor nga uji. Shkak për këtë situatë është mosfunksionimi i kanaleve ku...

16:37

Shfaqet Rama: Jam në Paris për Ukrainën

Pas gjashtë ditësh jashtë syrit publik, Edi Rama shfaqet për herë të parë për 2026-n në një aktivitet në Paris. Rama zbulon se është ftuar aty për një samit ...

14:33

Moti i keq/ Bllokohen 10 fshatra në Kukës

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë gjithë natës dhe në vazhdimësi, situata në territorin e Bashkisë Kukës paraqitet problematike. Si rezultat i s...

14:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI