Flash

Kuba shpall dy ditë zie: 32 oficerë tanë u vranë duke u përpjekur të mbrojnë Maduron

Lapsi.al 6 January 2026
Kuba shpall dy ditë zie: 32 oficerë tanë u vranë duke u

Qeveria kubane njoftoi se 32 shtetas kubanë u vranë gjatë operacionit amerikan për kapjen e udhëheqësit të Venezuelës, Nicolás Maduro.

Autoritetet në Havana thanë se viktimat ishin anëtarë të forcave të armatosura dhe shërbimeve të inteligjencës, të vrarë “në veprime luftarake”, ndërsa u shpallën dy ditë zie kombëtare. Sipas ushtrisë kubane, ata “ranë pas rezistence të ashpër, në përleshje të drejtpërdrejta ose si pasojë e bombardimeve”.

Kuba, aleate e hershme e Venezuelës, prej vitesh i ka siguruar Maduros mbrojtje personale dhe ka personel të vendosur në strukturat ushtarake venezuelase. Presidenti kuban Miguel Díaz-Canel deklaroi se kjo mbrojtje ishte ofruar me kërkesë të autoriteteve të Venezuelës.

Sipas gjeneralit amerikan Dan Caine, shërbimet amerikane kishin monitoruar për muaj me radhë lëvizjet e Madur-os përpara operacionit. The New York Times raportoi gjithashtu se CIA kishte rekrutuar një burim venezuelian, i cili kishte dhënë informacion mbi vendndodhjen e saktë të tij.

Besohet se shumica e të vrarëve ishin pjesë e ekipit të ngushtë të sigurisë së Maduros. Venezuela nuk ka konfirmuar shifrën e saktë të viktimave, por sipas një zyrtari venezuelian të cituar nga The New York Times, numri total i të vrarëve ka arritur në rreth 80 dhe pritet të rritet, shifër që BBC News nuk e ka verifikuar në mënyrë të pavarur.

Lexo më tej: Shpjegimi/ Pse SHBA sulmoi Venezuelën dhe arrestoi presidentin Maduro 

Pas kapjes së Madur-os, janë shtuar spekulimet nëse administrata Trump mund të ndërmarrë një veprim të ngjashëm edhe kundër Kubës. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ndërhyrja ushtarake nuk është e nevojshme, pasi “Kuba është gati të bjerë”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përshkroi Kubën si një “katastrofë”, ndërsa administrata Trump ka vijuar ashpërsimin e sanksioneve dhe embargon ekonomike ndaj ishullit, e vendosur që nga viti 1962, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për heqjen e saj.

Përgatiti nga BBC në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Rruga Laç-Milot bllokohet pas përmbytjeve

Më shumë se dy orë është bllokuar rruga Laç–Milot, si pasojë e përmbytjes së segmentit rrugor nga uji. Shkak për këtë situatë është mosfunksionimi i kanaleve ku...

16:37

Shfaqet Rama: Jam në Paris për Ukrainën

Pas gjashtë ditësh jashtë syrit publik, Edi Rama shfaqet për herë të parë për 2026-n në një aktivitet në Paris. Rama zbulon se është ftuar aty për një samit ...

14:33

Moti i keq/ Bllokohen 10 fshatra në Kukës

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë gjithë natës dhe në vazhdimësi, situata në territorin e Bashkisë Kukës paraqitet problematike. Si rezultat i s...

14:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI