Flash

Aksident me dy të plagosur tek rruga e Arbrit, njëri çohet tek Trauma

Lapsi.al 6 January 2026
Aksident me dy të plagosur tek rruga e Arbrit, njëri çohet tek

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Arbrit.

Dy makina u përplasën kokë më kokë në aksin rrugor Bulqizë – Maqellarë në vendin e quajtur Krajk.

Si pasojë e përplasjes të dy drejtuesit e mjeteve mbetën të plagosur. Ata u dërguan fillimisht për të marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin bashkiak të Bulqizës, e më pas njëri prej tyre u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak të jetë bërë lagështia në rrugë.

Të këshilluara

Rruga Laç-Milot bllokohet pas përmbytjeve

Më shumë se dy orë është bllokuar rruga Laç–Milot, si pasojë e përmbytjes së segmentit rrugor nga uji. Shkak për këtë situatë është mosfunksionimi i kanaleve ku...

16:37

Shfaqet Rama: Jam në Paris për Ukrainën

Pas gjashtë ditësh jashtë syrit publik, Edi Rama shfaqet për herë të parë për 2026-n në një aktivitet në Paris. Rama zbulon se është ftuar aty për një samit ...

14:33

Moti i keq/ Bllokohen 10 fshatra në Kukës

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë gjithë natës dhe në vazhdimësi, situata në territorin e Bashkisë Kukës paraqitet problematike. Si rezultat i s...

14:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI