Flash

Trump e shpërfilli, kryetarja e opozitës venezueliane falënderon presidentin e SHBA

Lapsi.al 5 January 2026
Trump e shpërfilli, kryetarja e opozitës venezueliane falënderon

Udhëheqësja e opozitës venezueliane Maria Corina Machado, e cila u nderua me çmimin Nobel për Paqen 2025 për punën e saj në Venezuelë, tha se venezuelianët falënderuan Donald Trump dhe theksuan se liria e Venezuelës është afër.

Mediat e huaja shkruajnë se ajo tha se populli i guximshëm i Venezuelës doli në rrugë në 30 vende dhe 130 qytete në mbarë botën për të festuar një hap të madh që shënon tranzicionin e pashmangshëm dhe të menjëhershëm për Venezuelën. Ajo tha se Venezuela do të jetë aleati kryesor i Shteteve të Bashkuara për çështjet e sigurisë, energjisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

"Ne venezuelianët falënderojmë Presidentin Donald Trump dhe administratën e tij për vendosmërinë e tyre për të mbrojtur ligjin. Venezuela do të jetë aleati kryesor i Shteteve të Bashkuara për çështjet e sigurisë, energjisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

"Liria venezueliane është afër dhe së shpejti ne do të festojmë në tokën tonë. Ne do të bërtasim, do të lutemi dhe do të përqafohemi si familje, sepse fëmijët tanë do të kthehen në shtëpi." tha ajo.

Të këshilluara

Khamenei, plan arratisje drejt Rusisë?

Udhëheqësi suprem i Republikës Islamike të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, raportohet se ka përgatitur një “plan arratisjeje” drejt Rusisë në rast se protestat ...

18:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI