Flash

Po i dorëzonte kokainë një klienti, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Lapsi.al 5 January 2026
Po i dorëzonte kokainë një klienti, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoriotetet italiane, pas një sërë hetimesh dhe aksionesh. Ai u arrestua teksa dërgonte kokainë direkt në shtëpinë e një klienti, shqiptar 40-vjeçar i kapur në flagrancë nga Policia e Shtetit të Xhenovas.

Mediat e huaja shkruajnë se nga hetimet e kryera nga agjentët e skuadrës doli se 40-vjeçari kishte nisur një biznes të lulëzuar të trafikut të drogës, në disa raste duke shkuar deri aty sa të dërgonte drogë në shtëpi.

Të mërkurën në mëngjes, gjatë një aksioni pranë shtëpisë së tij, operatorët panë burrin të hipte në një autobus me një pako në dorë dhe e ndoqën atë deri në një ndërtesë apartamentesh në lagjen gjenoveze të San Fruttuoso.

Kur 40-vjeçari i ra derës së banesës ku, me gjasë, duhej të bënte shitjen, u aktivizua blitz. Në përpjekje për të hequr qafe drogën, me një gjest rrufeje burri u përpoq të hiqte qafe paketën duke e hedhur brenda shtëpisë. Gjesti, megjithatë, padyshim që nuk u shpëtoi agjentëve që rikuperuan dhe sekuestruan paketën: brenda kishte më shumë se 40 gram kokainë.

Burri, tashmë i njohur për policinë për precedentë specifikë, u dërgua në stacionin policor për formalitetet rituale dhe, më vonë, u transferua në burgun Marassi në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Të këshilluara

Vuçiç: Nuk jam naiv si Millosheviçi!

"Ne duam Republikën Srpska dhe nuk turpërohemi ta themi". Kshtu tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç, një ditë pasi dënoi sulmin amerikan në Venezuelë si rënie ...

16:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI