Flash

Në kërkim i riu/ Rrëmbeu taksinë në Tiranë, grabiti karburantin në Fushë Krujë

Lapsi.al 5 January 2026
Në kërkim i riu/ Rrëmbeu taksinë në Tiranë,

Pasditen e së hënës, një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një karburant në Fushë Krujë. Një person që ndodhej në drejtimin e një taksie ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit dhe ka marrë xhiron ditore.

Pas grabitjes, autori ka braktisur taksinë dhe është larguar në drejtim të fshatrave të Fushë-Krujës. Dyshohet se i riu ka kryer të paktën 3 vjedhje përgjatë pak orëve. Ai pasi ka marrë një taksi në Tiranë, ka kërkuar të shkojë në Fushë Krujë.

Sapo është afruar drejt Tapizës, me armë zjarri ka kërcënuar taksistin dhe ka marrë drejtimin e makinës vetë, ndërsa këtë të fundit e ka lënë në një zonë të largët, madje taksistit i ka marrë edhe paratë dhe celularin.

Pasi ka vjedhur taksistin, i riu më pas ka shkuar pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit dhe me kërcënimin e armës së zjarrit, i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore. Më pas ka lënë mjetin në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është arratisur.

Policia e ka identifikuar të riun dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij. Ai rezulton i dënuar më parë për mashtrim. /BW

Të këshilluara

Vuçiç: Nuk jam naiv si Millosheviçi!

"Ne duam Republikën Srpska dhe nuk turpërohemi ta themi". Kshtu tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç, një ditë pasi dënoi sulmin amerikan në Venezuelë si rënie ...

16:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI