Flash

Foltorja/ Berisha: Kapja e Maduros shkaktoi tmerr dhe terror tek Rama (Arsyet)

Lapsi.al 5 January 2026
Foltorja/ Berisha: Kapja e Maduros shkaktoi tmerr dhe terror tek Rama (Arsyet)

Nga para kryeministrisë, ku po mbahet Foltorja e radhës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, Sali Berisha u shpreh se operacioni që ndërmori SHBA në Venezuelë, kundër regjimit të Maduros, shkaktoi tmerr e terror tek Edi Rama.

“Viti 2026 ngjason shumë në histori me vitin e rrëzimit të diktaturave komuniste njëra pas tjetrës. Sot diktaturat më të përhapura janë narkodiktaturat dhe autokracitë elektorale. Lavdi zotit ushtria amerikane dhe qeveria e SHBA, në një operacion më të përsosurin në histori arrestuan dhe nxorrn sot para gjyqit Maduron e Venezuelës.

Mediat e kontrolluara nga qeveria, nga mëngjesi në darkë, u bien borive se u shkel sovraniteti dhe shkeli ligjin ndërkombëtar. Dhunuesit më të mëdhenj të ligjit ndërkombëtar janë diktaturat. Nuk ka sovranitet vendi në të cilin zgjedhjet zëvendësohen me farsë elektorale. Narkodiktatori që shndërron zgjedhjet në farsë dhe asgjëson sovranitetin e kombit nuk meriton të qëndrojë në pushtet. Trump gjer sot ka përsëritur se këtij Maduroje do të vijnë të tjerë pas teje. Dhe iu ka dërguar mesazhe.

E vërteta është se ky akt solli ngricë të madhe, tmerr dhe terror në Surrel. Edi Rama ngriu." - u shpreh Berisha. 

Kreu i Partisë Demokratike edhe arsyetoi pse sipas tij Rama u tmerrua nga kapja e Maduros.

"E kyçi dje podcastin e tij Mashtrojmë. Publikoi një artikull me emrin e dy mashtruesve ordiner të tij, Endri Kajsiu, në të cilin thoshte mos kujtoni se jam Maduro se shqipëria nuk ka naftë si Venezuela. Ky është Ramaduro, se njëlloj si Maduro, ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale. Mandatet e tij qëndrojnë mbi krimin, ka marrë mandatet e opozitës.”, tha Berisha. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI