Flash

Ambasadori i SHBA-së në OKB: S'ka shkelje të së drejtës ndërkombëtare në Venezuelë

Lapsi.al 5 January 2026
Ambasadori i SHBA-së në OKB: S'ka shkelje të së

Ambasadori i SHBA-së në OKB Mike Waltz, ka deklaruar se në operacionin e SHBA në Venezuelë nuk ka pasur aspak shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Ai theksoi se Trump i dha shumë mundësi Madurës, por që sipas tij nuk u morën aspak parasysh.

Waltz e krahasoi operacionin me ndërhyrjen amerikane të vitit 1989 kundër ish-diktatorit panamez Manuel Noriega, duke kujtuar se ai u arrestua, u akuzua, u dënua nga një gjykatë amerikane dhe vuajti dënimin në Shtetet e Bashkuara dhe më pas në Panama.

“Ne nuk e kemi pushtuar Venezuelën, nuk kemi forca ushtarake në vend. Ne kemi sjellë para drejtësisë një kriminel të kërkuar të cilit Presidenti Trump i dha shumë mundësi. Ne nuk do të tërhiqemi nga detyrimet tona ndaj botës dhe qytetarëve të Venezuelës.

Më shumë se 50 vende dhe organizata nuk e njohin Maduron si udhëheqësin e zgjedhur të vendit. Zgjedhjet ishin një farsë dhe Maduro nuk është Presidenti i vendit”, tha ambasadori i SHBA-së në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Deklarata vjen mes reagimeve të forta ndërkombëtare ndaj arrestimit të presidentit venezuelian dhe debatit të ndezur në Këshillin e Sigurimit mbi ndikimin e këtij veprimi në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Ndërkohë, vendimi i OKB-së vjen pas disa vendeve, përfshirë Kolumbinë, Iranin dhe Afrikën e Jugut, që e konsideruan veprimin amerikan si shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe kërkuan ndërhyrjen e trupit botëror kundër veprimeve të njëanshme të Amerikës.

Të këshilluara

Khamenei, plan arratisje drejt Rusisë?

Udhëheqësi suprem i Republikës Islamike të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, raportohet se ka përgatitur një “plan arratisjeje” drejt Rusisë në rast se protestat ...

18:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI