Flash

Álvarez e Johan Cortes, Tirana i beson Kosta Rikës për ti shpëtuar rënies

Lapsi.al 5 January 2026
Álvarez e Johan Cortes, Tirana i beson Kosta Rikës për ti
Tirana nis me shpejtësi të mbushë radhët e zbrazura nga largimi i 11 lojtarëve të padëshiruar nga organika, duke firmosur me blerjen e tretë të janarit. Pas Myslovic, drejtori sportiv Bunjaku ka prezantuar dy lojtarë Brenda ditës. Bëhet fjalë për dy kostarikanë: Freddy Antonio Álvarez Rodríguez dhe Johan Enrique Cortes Alfaro. Një mbrojtës dhe një mesfushor ofensiv, që duket sikur dublon rolin e Myslovic, gjithnjë nëse tekniku Nuhiu nuk ka ndërmend të luajë me dy trekuartistë pas shpinës së një qendërsulmuesi, që sipas gjasave duhet të jetë i rikthyeri Ernest. Me liberianin po negociohet për të zgjidhur problemin e sulmit, ku duhet parë si do të pozicionohet edhe Tabekou.

Njoftimi i klubit për Álvarez

Mirësevjen, Freddy Antonio Álvarez Rodríguez! Mesfushori ofensiv nga Costa Rica është zyrtarisht pjesë e KF Tiranës! Pas firmosjes së kontratës dhe analizave mjekësore, ai është bashkuar menjëherë me ekipin nën udhëheqjen e trajnerit Nuhiu. I urojmë mirëseardhjen dhe suksese me fanellën bardheblu!
 
View this post on Instagram
 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

Njoftimi i klubit për Cortes

Mirësevjen, Johan Enrique Cortes Alfaro! Johan Enrique Cortes Alfaro është lojtari më i ri që shtohet në radhët e bardhebluve. Mbrojtësi pas kryerjes së analizave ka hedhur firmën që e bën pjesë të klubit. 25 vjeçari i është bashkuar ekipit në fushën stërvitore dhe është vendosur menjëherë nën urdhërat e trajnerit Nuhiu.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

Pas pranimit të dështimit të projektit fillestar të këtij sezoni, me vendin e fundit në renditje me vetëm 10 pikë, shkon në 4 numri I përforcimeve. I pari mbërriti Ndong, që erdhi në fillim të dhjetorit te bardheblutë e luajti dy ndeshje para se të largohej në Kupën e Afrikës me Guinenë Ekuatoriale. Tirana është një kantjer ndërtimi, por koha shtrëngon dhe në 10 janar nis Kupa e Shqipërisë, ndërsa katër ditë më pas rinis kampionati. Kështu Nuhiu është mangët me numra, ndërsa duhet të përshtasë sa më shpejt lojtarët e sapoardhur me një sistem loje dhe një kampionat të ri për ta.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI