Flash

800 pasagjerë të tragetit Vlorë-Brindisi, 6 orë mes dallgëve: Nuk dimë kur do nisemi

Lapsi.al 5 January 2026
800 pasagjerë të tragetit Vlorë-Brindisi, 6 orë mes

Mbi 800 pasagjerë që gjenden në tragetin e linjës së Vlorë – Brindisi janë duke përjetuar momente të vështira. Ata u nisën rreth orës 16.00 të së hënës, por po mbahen ende brenda gjirit të Vlorës për shkak të motit të keq.

Burime nga pasagjerët thanë se ata po mbahen prej 6 orësh në mes të detit, mes dallgëve të larta.

Pasagjerët thonë se veç orëve të gjata të pritjes, janë në kushte jo të mira, për shkak të dallgëve. Pjesa më e madhe e tyre kanë të vjella dhe dhimbje koke. Edhe pse kushtet e motit ishin lajmëruar se do ishin të pafavorshme, sërish trageti u nis.

Nuk dihet se kur trageti do niset drejt Italisë. Disa thonë se pas mesnatës, pritet përmirësim i kushteve të motit dhe atëherë mund të fillojë udhëtimi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vuçiç: Nuk jam naiv si Millosheviçi!

"Ne duam Republikën Srpska dhe nuk turpërohemi ta themi". Kshtu tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç, një ditë pasi dënoi sulmin amerikan në Venezuelë si rënie ...

16:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI