Flash

Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor

Lapsi.al 3 January 2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit

Policia Rrugore ka intensifikuar masat e kontrollit në të gjithë vendin, për shkak të motit të keq dhe shkeljeve të shumta të rregullave të qarkullimit rrugor, të evidentuara gjatë dy ditëve të para të Vitit të Ri 2026, disa prej të cilave me pasoja fatale.

Sipas njoftimit zyrtar, reshjet e dëborës në zonat malore, temperaturat e ulëta që favorizojnë ngricat dhe prania e akullit në rrugë kanë rritur ndjeshëm rrezikun për aksidente.

Në këto kushte, shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar prezencën në akset kryesore dhe dytësore, duke angazhuar të gjitha mjetet logjistike në dispozicion.

Gjatë kontrolleve, përmes mjeteve inteligjente të matjes së shpejtësisë, përfshirë poliskanin, si dhe testimeve me alkooltest, janë konstatuar dhjetëra shkelje të rënda.

Policia bën me dije se, në segmente rrugore ku shpejtësia e lejuar është 80 apo 90 km/h, janë regjistruar raste ekstreme me shpejtësi nga 171 km/h deri në 216 km/h, në kushte atmosferike të papërshtatshme dhe me fushëpamje të kufizuar për shkak të errësirës.

Drejtuesit e automjeteve të kapur në shkelje janë ndaluar dhe ndëshkuar sipas legjislacionit në fuqi, pasi veprimet e tyre përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Policia Rrugore u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes maksimal, të respektojnë kufijtë e shpejtësisë, ta përshtatin atë me kushtet e rrugës dhe të motit, si dhe të mos drejtojnë automjete nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

“Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor. Jeta nuk ka kthim”, thekson Policia në apelin e saj drejtuar qytetarëve.

Të këshilluara

Aksidenti, humb jetën shqiptari në Greqi

Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e Ditës së Vitit të Ri në Greqi. Ngjarja u regjistrua rreth orës...

14:56

Merr flakë një shtëpi në Elbasan

Një shtëpi private u përfshi nga flakët rreth orës 13:40 të kësaj të shtune në lagjen “Aqif Pasha”, në qendër të qytetit të Elbasanit. Flakët me përmasa të m...

14:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI