Flash

Shoferët bllokohen nga dëbora në Theth, s'ka mjete borëpastruese për rrugën

Lapsi.al 2 January 2026
Shoferët bllokohen nga dëbora në Theth, s'ka mjete

Që nga orët e mëngjesit e deri më tani, në Qafë Thore të Thethit, në qarkun Shkodër, një varg automjetesh ka mbetur i bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës.

Sipas drejtuesve të mjeteve, mjetet borëpastruese nuk kanë qenë në terren që nga mesdita dhe rruga nuk po pastrohet.

Shoferët bëjnë me dije se u është kërkuar pagesë për të ndërhyrë dhe për të pastruar rrugën, ndërsa ata vijojnë të mbeten të bllokuar në kushte të vështira.

Ata shprehen gjithashtu se “një person me fuoristradë u ka ardhur duke u thënë se po të paguanin 200 mijë lekë të vjetra do i kalonte ai matanë rrugës”.

Të këshilluara

Aksident në Elbasan-Peqin, dy të lënduar

Një aksident është shënuar në segmentin rrugor Elbasan–Peqin, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë të lënduar kanë mbetur dy pasagjerë, fa...

18:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI