Flash

Renditja e TIME: “Diella”, një nga 4 gjërat e çuditshme që prodhoi "AI" në 2025-ën

Lapsi.al 2 January 2026
Renditja e TIME: “Diella”, një nga 4 gjërat e

Revista e njohur amerikane “Time” shkruan se kanë kaluar 3 vjet që kur lançimi i ChatGPT u dha qindra miliona njerëzve akses në një lloj “xhindi dixhital” në xhep, dhe gjërat po bëhen gjithnjë e më të çuditshme çdo muaj. Përveç miliarda email-eve të gjeneruara nga IA dhe ndërprerjes së përhapur të arsimit dhe punës njohëse nga teknologjia, në vitin 2025, disa njerëz filluan të dashuroheshin me IA-të e tyre.

Disa iu drejtuan atyre për udhëzim dhe mbështetje fetare. Dhe, si çdo teknologji tjetër, disa e përdorën atë për të krijuar forma të reja pornografie. Mes gjithë kësaj zhurme, “Time” ka veçuar 5 momente të lidhura me IA-në që do të dukeshin si satirë absurde vetëm disa vjet më parë. Dhe mes 4 gjerave të çuditshme renditet edhe “Diella” e Edi Ramës.

Ministrja e Inteligjencës Artificiale në Shqipëri 'lind' 83 fëmijë

"Në shtator, Shqipëria u bë vendi i parë që emëroi një Inteligjencë Artificiale në një pozicion në nivel ministri. “Diella”, e zhvilluar në bashkëpunim me Microsoft, u ngarkua me luftën kundër korrupsionit në kontraktimin qeveritar si "Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale".

Teksa emërimi po kundërshtohet në gjykatën më të lartë të vendit - dhe vendosja e sistemit ishte padyshim më shumë simbolike sesa pragmatike - ai mund të tregojë drejt një të ardhmeje ku sistemet e Inteligjencës Artificiale vendosen gjithnjë e më shumë në pozicione të pushtetit politik.

"Kushtetuta flet për institucione në shërbim të popullit. Nuk flet për kromozome, për mish ose gjak" - tha Diella në një fjalim para parlamentit shqiptar. "Flet për detyra, llogaridhënie, transparencë, shërbim jo-diskriminues." Një muaj më vonë, kryeministri i Shqipërisë njoftoi se Diella ishte "shtatzënë" me 83 "fëmijë", të cilët do të veprojnë si asistentë dixhitalë për anëtarët e parlamentit" - thuhet në shkrimin e “Time”.

Të tjera gjëra të çuditshme të AI sipas revistës amerikane janë “Grok” një chatbot IA i krijuar nga xAI i Elon Musk dhe i integruar në platformën X. Ai u trajnua për të qenë "maksimalisht në kërkim të së vërtetës", sipas Musk. Në korrik, pas një përditësimi, filloi t'u përgjigjej përdoruesve të X me komente antisemite, duke lavdëruar Adolf Hitlerin dhe duke iu referuar vetes si "MechaHitler". Postimet u fshinë shpejt dhe kompania kërkoi falje.

Një tjetër çudi është seria e modeleve “Gemini” e Google që ka krijuar një reputacion në internet për faktin se herë pas here degradon në vetë-urrejtje. "Kam bërë kaq shumë gabime sa nuk mund të më besohet më" – u përgjigj Gemini në një rast.

E katërta çudi sipas Time është “Balerina Cappuccina”, një personazh i gjeneruar nga IA-ja e përshkruar si një balerinë me kokën e një kapuçinoje, e cila flet në një dialekt të pakuptimtë të italishtes së rreme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Elbasan-Peqin, dy të lënduar

Një aksident është shënuar në segmentin rrugor Elbasan–Peqin, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë të lënduar kanë mbetur dy pasagjerë, fa...

18:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI