Flash

"Ku është policia?"/ Qindra makina të bllokuara në acar në aksin Prrenjas - Elbasan

Lapsi.al 2 January 2026
"Ku është policia?"/ Qindra makina të bllokuara në

Situata në aksin kombëtar Prrenjas–Elbasan vijon të jetë kritike dhe alarmante edhe në orët e vona të kësaj të premteje, duke u kthyer në një nga episodet më të rënda të bllokimit rrugor jo vetëm të viteve të fundit, por të të gjitha kohëve. Mijëra automjete kanë mbetur të paralizuara për dhjetëra kilometra, ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë janë izoluar në kushte tejet të vështira, përballë temperaturave nën zero dhe mungesës totale të lëvizjes.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga terreni, bllokimi masiv edhe pas orës 20.00 shtrihet nga Ura e Bushtricës në Qukës, në territorin e Bashkisë Prrenjas, deri në zonën e Fushë Labinotit në Elbasan. Ky segment jetik i rrugës kombëtare është shndërruar në një “korridor të ngrirë”, me radhë të gjata automjetesh, kaos të plotë dhe drejtues mjetesh që presin prej orësh pa asnjë orientim apo zgjidhje.

Drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët raportojnë vështirësi ekstreme, mungesë ndihme dhe pasiguri të vazhdueshme, ndërsa qëndrimi për një kohë të gjatë në automjete, pa ngrohje të mjaftueshme dhe pa akses në shërbime bazë, po e përkeqëson edhe më tej situatën. Qarkullimi është i paralizuar që prej orëve të para të mëngjesit, pa asnjë sinjal real për përmirësim.

Sipas të dhënave paraprake, situata u rëndua ndjeshëm nga mbizotërimi i motit të keq, i shoqëruar me ngrica dhe reshje, por edhe nga mungesa e gadishmërisë dhe e papërgjegjshmërisë së firmave të kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve. Në segmentet problematike, akulli në rrugë ka krijuar kushte tepër të rrezikshme për qarkullimin, duke sjellë bllokim total dhe rrezik serioz për sigurinë e qytetarëve.

Ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese është mungesa e reagimit zyrtar. Deri në këto momente, nuk ka asnjë njoftim publik mbi shkaqet konkrete të bllokimit, as mbi masat që po merren për normalizimin e trafikut. Çuditërisht, edhe pse situata përshkruhet nga qytetarët si katastrofike dhe e paprecedentë, autoritetet kompetente nuk kanë ndërhyrë në kohë, as nuk kanë informuar drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët për gjendjen reale të aksit.

Qytetarët e bllokuar shprehen të revoltuar dhe të shqetësuar për sigurinë, shëndetin dhe mungesën e informacionit, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për pastrimin e rrugës, shpërndarjen e mjeteve ndihmëse dhe orientimin e trafikut. Sipas tyre, kjo situatë përfaqëson një dështim serioz të menaxhimit të emergjencave dimërore, në një nga akset më të rëndësishme që lidh lindjen me qendrën e vendit.

Ndërkohë, bllokimi në aksin Prrenjas–Elbasan vijon, ndërsa mijëra qytetarë mbeten të izoluar në rrugë, në pritje të një reagimi që ende mungon. /Marrë nga BalkanWeb

Të këshilluara

Aksident në Elbasan-Peqin, dy të lënduar

Një aksident është shënuar në segmentin rrugor Elbasan–Peqin, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë të lënduar kanë mbetur dy pasagjerë, fa...

18:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI