Flash

Aksion në Elbasan/ Procedime dhe arrestime ndaj disa personave

Lapsi.al 31 December 2025
Aksion në Elbasan/ Procedime dhe arrestime ndaj disa personave

Drejtoria e Policisë Elbasan njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. C., 33 vjeç, i cili u konstatua në rrugën “Thoma Kalefi” duke shitur lëndë piroteknike në kundërshtim me ligjin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 23 fishekzjarrë dhe 4 kuti me kapsolla.

Ndërkohë, specialistët e Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin H. E., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij 14-vjeçare.

Po ashtu, nga Komisariati i Policisë Librazhd u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. K., 31 vjeç dhe K. K., 28 vjeç (vëllezër). Sipas hetimeve, dyshohet se F. K. ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, K. K., ndërsa ky i fundit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan gjithashtu materialet në Prokurori për shtetasin S. S., 66 vjeç, pasi në aksin rrugor “Librazhd–Prrenjas” automjeti që ai drejtonte u përplas me një automjet tjetër me drejtues shtetasin A. P., 55 vjeç. Si pasojë, u dëmtua lehtë pasagjerja në automjetin e shtetasit A. P.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Aksident në Korçë, makina përplas motorin

Një aksident ka ndodhur në Korçë, ku një mjet është përplasur me një motor. Drejtuesi i motorit është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe rapor...

19:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI