Flash

Cardi B reagon ndaj kritikave për marrëdhënien me Stefon Diggs

Lapsi.al 30 December 2025
Cardi B reagon ndaj kritikave për marrëdhënien me Stefon Diggs

Cardi B ka reaguar  ndaj  kritikave të shumta që ka marrë ditët e fundit lidhur me marrëdhënien e saj me Stefon Diggs.

Pas spekulimeve se çifti nuk e kishte kaluar Krishtlindjen bashkë, reperja vendosi t’u drejtohej ndjekësve të saj përmes një videoje në platformën X, duke kërkuar që situata të mos dramatizohej më tej.

Artistjau shpreh se ndjen se reagimet kanë kaluar kufijtë dhe se janë bërë të padrejta. Ajo theksoi se jeta e saj ka marrë një drejtim të ri dhe se nuk mund të ndryshojë vendime të së kaluarës.

Sipas saj, e vetmja rrugë është të ecë përpara dhe të fokusohet te e ardhmja, pa u ndikuar nga gjykimet e të tjerëve.

Cardi B dhe Stefon Diggs u bënë prindër për herë të parë së bashku në muajin nëntor, kur mirëpritën një djalë. Ky është fëmija i katërt për Cardi B, e cila ka edhe tre fëmijë të tjerë nga martesa e saj e mëparshme me reperin Offset.

Nga ana tjetër, Stefon Diggs është gjithashtu baba i dy vajzave nga marrëdhënie të mëparshme.

Të këshilluara

Pas dramave, Kim dhe Kanye bëjnë paqe

Kim Kardashian dhe ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, raportohet se kanë kaluar Krishtlindjet e vitit 2025 së bashku, me qëllim ruajtjen e një marrëdhënieje të...

19:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI