Flash

Mourinho me polemika pas golit të anuluar: “Fitore e madhe”, “Barazuat”, “Jo, fituam"

Lapsi.al 29 December 2025
Mourinho me polemika pas golit të anuluar: “Fitore e madhe”,
Benfica barazon 2-2 në Braga dhe zgjat serinë e saj pa humbje në 10 ndeshje (humbja e fundit në Champions në fillim të nëntorit ndaj Bayer Leverkusen), por rrezikon të largohet më tej nga kreu i kampionatit, pasi Porto luan në mbrëmje në shtëpi ndaj AFS-së së fundit dhe, në rast fitoreje, do të ngjitej në kuotën 46, pra +10 nga skuadra e Lisbonës. Barazimi në Braga solli polemika për golin e anuluar ndaj skuadrës së teknikut Jose Mourinho në fund, një gol, videon e të cilit klubi bardhekuq e publikoi në rrjetet sociale me mbishkrimin “goli i fitores së Benfica ndaj Bragës”. Një fitore “imagjinare” që u “festua” edhe nga José Mourinho në intervistën pas ndeshjes, kur befasoi gazetarin e televizionit portugez që e pyeti për barazimin.

Mourinho pas barazimit në Braga: “Kemi fituar 3-2, fitore e madhe”

“Mendoj se është një fitore e madhe – u përgjigj i sigurt ‘Special One’ – Në pjesën e dytë ishte vetëm Benfica, të përmbysësh rezultatin dhe të fitosh këtu 3-2 është fantastike për ne. Lojtarët e meritojnë për përpjekjen, me gjithë respektin për Bragën që na vuri në vështirësitë që prisnim”. Gazetari ia ktheu duke thënë se Mourinho ndoshta kishte ndjesinë se skuadra e tij e meritonte fitoren, por trajneri 62-vjeçar këmbënguli serioz: “Kemi fituar 3-2. Goli është i rregullt, kemi fituar, është një fitore e madhe.” “E vërteta është se në fund të ditës renditja i jep vetëm një pikë më shumë Benfikës”, ia ktheu intervistuesi. Në atë moment Mourinho u largua, duke përsëritur katër herë: “kemi fituar”.

Debatet në konferencën për shtyp

Në konferencën për shtyp më pas, ish-trajneri i Interit dhe Romës shpjegoi reagimin e tij ironik: “Ka qenë një pjesë e dytë shumë e mirë dhe kemi fituar 3-2 – tha fillimisht, pastaj u bë serioz – Natyrisht e dini që po flas me ironi. Nëse nuk do ta bëja, do të sanksionohesha rëndë. A do të bëjë klubi një deklaratë? Nuk e di. Unë stërvis dhe kaq. Nuk bëj vlerësime. Për mua ishte një ndeshje shumë pozitive, por shpesh ndeshjet dhe pikët vendosen nga këto lloj vendimesh, dhe kjo është ajo që ndodhi.”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI