Flash

Presidenti i Fenerbahçe arrestohet në hetimin për drogë: e zbuloi nga testi i flokëve

Lapsi.al 26 December 2025
Presidenti i Fenerbahçe arrestohet në hetimin për drogë: e
Presidenti i Fenerbahçe është arrestuar pak orë para Krishtlindjes në Stamboll, në kuadër të një hetimi antidrogë që ka përfshirë shumë figura të njohura në Turqi. Sadettin Saran u implikua pas testit të flokëve, i cili tregoi praninë e substancave narkotike, ndonëse ai ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij. Sipas asaj që raporton TRT, ai është nën hetim së bashku me disa gazetarë, këngëtarë, aktorë dhe figura të botës së spektaklit për vepra që variojnë nga prodhimi dhe trafiku i drogës deri te favorizimi i prostitucionit. Fenerbahçe, përmes një njoftimi zyrtar, i ka shprehur mbështetje presidentit të saj, i cili është në krye të klubit vetëm që nga shtatori, duke i uruar që të rikthehet sa më shpejt në punë për projektin sportiv.

Skandal për presidentin e Fenerbahçes

Saran u bë president i klubit turk në shtator, në një moment kur Fenerbahçe ishte përfshirë në skandalin e basteve dhe po kalonte javë shumë të vështira. Tani për të hapet një proces i ri: ai u arrestua nga autoritetet turke pasi analizat forenzike zbuluan praninë e substancave narkotike në kampionët e flokëve të tij. Kreu i klubit është përfshirë në një hetim për drogë që ka prekur shumë emra të njohur të spektaklit, muzikës dhe botës së internetit, të akuzuar për prodhim dhe trafik droge. Shumë nga të dyshuarit iu nënshtruan testeve të flokëve dhe gjakut për të verifikuar përdorimin e drogave dhe mes tyre Saran rezultoi pozitiv. Klubi ka lëshuar një deklaratë në mbështetje të presidentit, i cili ka siguruar se nuk ka përdorur kurrë substanca narkotike: “Kemi besim të plotë se presidenti ynë do ta kalojë këtë proces me të njëjtin maturi dhe forcë shpirtërore që ka treguar gjithmonë”. Fenerbahçe nuk është i ri në këto ngjarje: në vitin 2022 ish-presidenti Aziz Yildirim vuajti më shumë se një vit burg për akuza për trukim ndeshjesh, përpara se të shpallej i pafajshëm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI