Flash

PAMJE TË RENDA/ Aksident masiv në Japoni, përfshihen 50 makina

Lapsi.al 26 December 2025
PAMJE TË RENDA/ Aksident masiv në Japoni, përfshihen 50 makina

Një aksident që përfshiu 50 makina dhe kamionë ndodhi të premten në mbrëmje në autostradën Kanetsu të Japonisë.

Një person humbi jetën ndërsa u plagosën 26 të tjerë, 5 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë një shpërthim të madh dhe më pas një zjarr. Në të njëjtën kohë, re të zeza tymi ngrihen në qiell.

Sipas raportimeve, në vendngjarje kishte reshje të dendura dëbore që e vështirësuan trafikun e automjeteve.

Autoritetet mbyllën autostradën në të dyja drejtimet për disa orë. Njësia e zjarrfikësve arriti të shuajë flakët në orët e vona të natës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI