Flash

Detaje të reja/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të dosjes “Balluku”

Lapsi.al 26 December 2025
Detaje të reja/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e

Si pjesë të hetimit të çështjeve të lidhen me zv.kryeministren Belinda Balluku dhe disa bashkëpunëtorëve të saj Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer 19 kontrolle në dy kompani ndërtimi dhe shumë punonjës të Autoritetit të Rrugëve dhe Korporatën Elektroenergjitike.

Dy kompanitë e ndërtimit janë të njohura për tenderat që fitojnë pranë këtyre dy kompanive shtetërore.

Ndërkohë mësohet se aksioni i kontrollit është kryer nga vetëm agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit duke mos lejuar asnjë punonjës të policisë së shtetit, të paktën në tre kontrolle që janë zbvilluar në zonën që është në juridiksionin e komisariatit numër tre ku ka ndodhur ky fenomen.

Mes personave që u janë kontrolluar banesat dhe ambjentet e punës por edhe të banimit të drejtuesve të kompanive ndërtuse. Në një rast agjentët e BKH e kanë lënë tek dera punonjësin e policisë pa i lejuar që të marrin pjesë në kontroll. Ndërkohë që mes emrave të personave që u janë kontrolluar banesat janë edhe familjarë të drejtuesve të kompanive.

Mësohet se është kontrolluar banesa e Viola Haxhiademi, ish-sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtore e KESH-it, banesa e Gentian Gjylit ish-drejtor i ARRSH-së, i pandehur dhe në arrest shtëpie, banesa e Erald Elezit, ish-drejtori i KESH-it, i pandehur dhe në arrest shtëpie si dhe banesa e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços.

Kontrollet janë bërë për të vijuar procesin e hetimit për dosjen hetimore ku zyrtari më i lartë nën akuzë është zv.kryeministrja Belinda Balluku për të cilën SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit dhe dhënien e lejes për heqjen e lirisë. /Marrë nga TCH

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI