Flash

Aksident në Malësinë e Madhe, raportohet për dy të plagosur

Lapsi.al 26 December 2025
Aksident në Malësinë e Madhe, raportohet për dy të

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në fshatin Rrjoll në Malësin e Madhe. Një automjet tip kamion, ka humbur kontrollin e automjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i kamionit dhe pasagjeri.

Ata janë dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit, ku dhe po marrin ndihmën e specializuar mjeksore. Bëhet me dije se personat e lënduar si pasojë e aksidentit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:00, në fshatin Rrjoll, Malësi e Madhe, shtetasi N. P., duke drejtuar një automjet tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI