Flash

Vdekjet nga alkooli, Shqipëria me shifra pozitive

Lapsi.al 25 December 2025
Vdekjet nga alkooli, Shqipëria me shifra pozitive

Gjatë sezonit të festive shënohet një rritje e përdorimit të alkoolit, gjë që sipas ekspertëve mund të rrisë rrezikun e lëndimeve, duke përfshirë lëndimet si pasojë e aksidenteve rrugore, rrëzimet, djegiet, helmimet dhe dhunën. Sipas OBSH në Europë, 1 në 3 vdekje me dëmtime fizike gjatë kësaj periudhe ka si shkak kryesor konsumin e alkoolit.

Në Rajonin Evropian afërsisht një në tre vdekje tek burrat dhe një në pesë vdekje tek gratë midis moshës 30 dhe 40 vjeç i atribuohen alkoolit thuhet ne raportin e OBSH. Midis njerëzve të moshës 20 deri në 24 vjeç, alkooli përbën 35% të të gjitha vdekjeve nga lëndimet.

Siç duket edhe në hartën e OBSH, vdekjet ne Shqipëri për shkak të alkoolit kapin shifrën e 3 humbje jete për 100 mijë banorë, duke u renditur tek vendet me përqindje të ulët.

Shkalla e vdekshmërisë e standardizuar sipas moshës ishte më e larta në Evropën Lindore, veçanërisht në Letoni, Lituani dhe Federatën Ruse, ku vdekshmëria nga lëndimet që i atribuueshin alkoolit tejkaloi 22.6 për 100 mijë banorë, ndërsa vende të tilla si Azerbajxhani, Taxhikistani dhe Turqia dhe Shqipëria raportuan disa nga shkallët më të ulëta, shpesh nën 2.9 për 100 mijë banorë.

Një ndarje lindje-perëndim ishte e dukshme në përqindjen e të gjitha vdekjeve nga lëndimet që i atribuohen alkoolit, me shumë vende të Evropës Lindore që tejkalonin 60%, krahasuar me më pak se 20% në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore dhe Jugore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI