Flash

Gazetari nxjerr dokumentet/ Avioni që Erdogan i dha Ramës nuk është falas

Lapsi.al 25 December 2025
Gazetari nxjerr dokumentet/ Avioni që Erdogan i dha Ramës nuk

Gazetari Isa Myzyraj ka bërë një reagim, pasi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i dhuroi Edi Ramës një avion me vlerë 11.9 milionë dollarë. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Myzyraj ka ngritur pikëpyetje mbi marrëveshjen për avionin presidencial.

LEXO EDHE: Dhurata e çuditshme/ Erdogan i fal Edi Ramës një avion Airbus

Gazetari thekson se avioni nuk i është dhuruar Shqipërisë pa detyrime konkrete financiare. Sipas tij, referuar një dokumenti zyrtar të publikuar në Fletoren Zyrtare të Turqisë, marrëveshja përfshin klauzola të qarta që ngarkojnë Shqipërinë me përgjegjësi financiare.

Pra, neni 14 i dokumentit parashikon ‘sigurimin’ e avionit, duke detyruar palën shqiptare të mbajë një sigurim ndërkombëtar me mbulim minimal prej 1 miliard dollarësh amerikanë. Në fund, gazetari nënvizon se kjo nuk është vlerë simbolike, por një sigurim i tillë përkthehet në prime shumë të larta vjetore, që paguhen nga buxheti publik.

"Erdogan i ka bërë një dhuratë Ramës për fundvit, jo Turqia – Shqipërisë. Dhe nuk është falas, siç thonë shumica! Sipas dokumentit të botuar në fletoren zyrtare turke, neni 14 flet për “Sigurimin” e avionit. Shteti shqiptar detyrohet të mbajë sigurim ndërkombëtar me mbulim minimal 1 miliard dollarë amerikanë, një nga klauzolat më të rënda financiare të dokumentit. Kjo nuk është vlerë simbolike: një sigurim i tillë përkthehet në prime shumë të larta vjetore, që paguhen nga buxheti publik" - shkruan gazetari. /LAPSI.al

Të këshilluara

Sherr në Korçë, dhunohet një person

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në lagjen 7 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një konflikt ka ndodhur mes disa pers...

17:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI