Flash

Arsyeja/ Pse Ryanair nuk kryeu asnjë fluturim këtë 25 dhjetor

Lapsi.al 25 December 2025
Arsyeja/ Pse Ryanair nuk kryeu asnjë fluturim këtë 25 dhjetor

Në Ditën e Krishtlindjeve, mbi 3 mijë fluturime munguan në qiellin evropian. Jo për shkak të ndonjë pengese - moti i keq, grevat apo ndonjë gjëje tjetër - por sepse Ryanair, linja ajrore më e madhe e kontinentit dhe e katërta më e madhe në botë sa i përket trafikut, mbylli gjithçka më 25 dhjetor. Asnjë avion i saj “Boeing” apo “Airbus” nuk u ngrit për një afat prej 36 orësh.

Arsyeja është kulturore. Ryanair ka selinë e saj pak jashtë Dublinit. Krishtlindjet, në një vend katolik si Irlanda, janë një festë e rëndësishme. Pra, pilotët, asistentët e fluturimit, stafi tokësor dhe stafi administrativ qëndrojnë në shtëpi. Askush nuk shfaqet në aeroport ose në zyrat e tyre.

Më 24 dhjetor 2025, Ryanair nxori në shitje 1 720 fluturime. Fluturimi i fundit që u nis, në prag të Krishtlindjeve, ishte në orën 6:30 pasdite (7:30 pasdite në Shqipëri): FR5307 nga Kerry në Dublin, një udhëtim prej 31-minutësh. Më 26 dhjetor, kompania rifillon me 2 658 nisje të planifikuara. Nisja e parë? Në orën 6:00 të mëngjesit me fluturimin FR8866 nga Sofje në Bergamo.

Ryanair që përfshin gjithashtu Malta Air, Buzz dhe Lauda Europe përpunon mbi 500 000 pasagjerë dhe ka afërsisht 40 milionë euro të ardhura. Edhe Jet2.com, një linjë ajrore britanike shumë e fokusuar në destinacionet turistike nuk kreu fluturme më 25 dhjetor. Por ajo ka 10 herë më pak lëvizje se Ryanair. Një linjë ajrore irlandeze, Aer Lingus, gjithashtu nuk fluturon. Vetëm disa fluturime që nisen nga SHBA-ja pasditen e Krishtlindjeve vijnë në Evropë vonë në mbrëmje.

Ka edhe transportues të tjerë që për arsye fetare, nuk fluturojnë për disa orë çdo javë. Ky është rasti me linjat ajrore izraelite, si “El Al”, fluturimi i fundit i të cilave niset të premten rreth drekës dhe më pas rifillon rreth orës 8 të mbrëmjes të shtunën. Në këtë afat është Shabati, dita e pushimit hebraik. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sherr në Korçë, dhunohet një person

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në lagjen 7 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një konflikt ka ndodhur mes disa pers...

17:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI