Flash

Shtrenjtohet zhdoganimi i makinave, rriten kostot për çdo kategori

Lapsi.al 24 December 2025
Shtrenjtohet zhdoganimi i makinave, rriten kostot për çdo kategori

Qeveria ka marrë një vendim që rrit drejtpërdrejt kostot për qytetarët shqiptarë që blejnë automjete të përdorura. Me udhëzimin e ri të Ministrisë së Financave, të botuar në Fletoren Zyrtare, janë rritur ndjeshëm çmimet e referencës për zhdoganimin e automjeteve, duke sjellë taksa më të larta për të gjitha kategoritë.

Automjetet e përdorura të importuara nga Europa, Koreja e Jugut, Kina apo vende të tjera do të zhdoganohen tashmë me vlera më të larta referuese. Për autoveturat, rritja prek çdo cilindratë. Për mjetet deri në 1400 cc, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 130 mijë lekë në 162.5 mijë lekë, rreth 25% më shumë. E njëjta rritje aplikohet edhe për kategoritë e tjera, ku për 1400–1900 cc vlera shkon nga 200 mijë në 250 mijë lekë, ndërsa për cilindratat më të larta rritjet arrijnë deri në 1 milion lekë për automjetet mbi 4500 cc.

Rritje të ndjeshme pësojnë edhe kamionçinat, furgonët dhe kamionët. Për mjetet deri në 1.5 tonë, pragu minimal rritet nga 400 mijë në 500 mijë lekë, ndërsa për kamionët mbi 15 tonë nga 1.2 milion në 1.5 milion lekë.

Ekspertët e tregut paralajmërojnë se ky vendim do të reflektohet drejtpërdrejt në çmimet finale të automjeteve të përdorura që shiten në vend, duke rënduar më tej xhepin e qytetarëve. Në të njëjtën kohë, politika e re favorizon blerjen e automjeteve të reja, me zero kilometrazh, nga koncesionarët zyrtarë.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës janar–nëntor 2025 janë regjistruar për herë të parë 89.654 mjete, nga të cilat 73.066 janë autovetura. Mbi 80% e tyre janë mjete mbi 8 vite përdorim, çka tregon varësinë e lartë të shqiptarëve nga tregu i makinave të përdorura. Me rritjen e re të doganave, kjo kategori pritet të përballet me kosto edhe më të larta.

Të këshilluara

Elisa në botën e çudirave

Zonja Spiropali, kur e vizitoni Maqedoninë e Veriut, ju mbi të gjitha vizitoni edhe një gjeografi shqiptare, një histori politike dhe kulturore, një demografi h...

16:36

Tashmë, edhe prokurorët bëhen me shoqatë

Në një moment kur sistemi i drejtësisë vijon të jetë në qendër të debatit publik, prokurorët nga e gjithë vendi kanë themeluar Shoqatën e Prokurorëve të Republi...

15:10

Plagosje me thikë në Kamëz

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mesditën e sotme në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur tek pallatet e verdha n...

14:53

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI