Flash

Goditet banda e “skifterëve” shqiptarë në Itali, 4 të arrestuar

Lapsi.al 24 December 2025
Goditet banda e “skifterëve” shqiptarë në Itali, 4

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve” shqiptarë, që bënin kërdinë në grabitje të banesave në Verona dhe rajone të tjera, duke u kthyer në terror për qytetarët vendas.

Katër prej tyre u arrestuan gjatë aksionit, ndërsa janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash cash të vjedhura, bizhuteri floriri, ora luksoze, monedha, pije alkoolike të shtrenjta, pajisje, kasaforta dhe mjete të tjera që shërbenin për bastisjet.

Ata u arrestuan pasi kryen dy vjedhje shtëpish më 19 dhjetor, por hetuesit dyshojnë se shumë incidente të tjera mund të gjurmohen deri te banda, e përbërë nga katër shtetas shqiptarë të moshës midis 25 dhe 28 vjeç.

Ata kishin zhvilluar një mënyrë të saktë dhe të provuar veprimi, e cila u lejonte atyre të vidhnin sasi të mëdha bizhuterish dhe parash.

Shqiptarët kishin teknikën e kacavjerrjes nëpër banesa, ku nuk mungonin të përdornin edhe çarçafë për litar.

Në shumë raste shkulnin edhe kasafortat, ndërsa i hapnin me pajisje moderne të sofistikuara.

Për transport përdornin të njëjtin mjet, që ishte parë muajt e fundit në shumë rajone të Italisë. Hetuesit siguruan edhe pamje filmike të grabitjeve.

“Hetimi u nis nga oficerët e Seksionit të Krimeve kundër Pronës të Skuadrës së Veronës, pas një rritjeje të konsiderueshme të vjedhjeve me thyerje banesash të regjistruara midis nëntorit dhe dhjetorit në këtë provincë”, thanë autoritetet.

Skema që përdorte banda ishte “modus operandi”, e mirëorganizuar dhe me role konkrete, e ngjashme në disa ngjarje kriminale në zonë.

Agjentët pikasën një mjet që përdorej për transportin në të gjitha vendngjarjet, duke arritur në përfundimin se bëhej fjalë për të njëjtin grup kriminal.

Pasi ngjiteshin në ballkonet e kateve sipër, në kontakt të vazhdueshëm me bashkëpunëtorët e tyre në makinë nëpërmjet radiove marrëse, ata hapnin me forcë dritaret.

Hynin brenda dhe kthenin banesat përmbys, në kërkim të bizhuterive, sendeve të arit, materialeve dhe parave cash. Madje edhe kasafortat hapeshin me forcë, me mjete të specializuara.

Krimet zgjasnin nga 5, deri në 15 minuta.

Më 19 dhjetor, banda kriminale, pasi kreu dy vjedhje me thyerje banesash në Via Oliosi dhe Via Cristoforo Colombo, njëra prej të cilave rezultoi në vjedhjen e një kasaforte që përmbante bizhuteri ari dhe para në dorë, u ndalua pas kthimit në Garda, një komunë ngjitur me atë ku anëtarët po qëndronin përkohësisht.

Katër shqiptarët, të identifikuar plotësisht në atë moment, të gjithë me dënime të mëparshme për krime kundër pronës dhe dy konkretisht për vjedhje me thyerje banesash, u vunë në arrest me dyshimin për krim.

Brenda makinës, përveç të ardhurave nga dy vjedhjet – një kasafortë, bizhuteri dhe para të gatshme – policia gjeti shumë mjete për vjedhje me thyerje, një çelës fleksibël me gjashtë disqe (që përdoren për të hapur me forcë rrjetat dhe kasafortat) dhe tre radio me dy drejtime. Pas hetimeve paraprake, ata u dërguan në burgun “Montorio” të Veronës, në dispozicion të prokurorit të çështjes.

Të këshilluara

Elisa në botën e çudirave

Zonja Spiropali, kur e vizitoni Maqedoninë e Veriut, ju mbi të gjitha vizitoni edhe një gjeografi shqiptare, një histori politike dhe kulturore, një demografi h...

16:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI