Flash

Egnatia mposht Teutën dhe shpallet kampione e dimrit

Lapsi.al 23 December 2025
Egnatia mposht Teutën dhe shpallet kampione e dimrit

Egnatia ka konfirmuar formën e shkëlqyer në javën e 18-të të Superiores. Rrogozhinasit mposhtën Teutën në transfertë 0-1 dhe dhe u shpallën zyrtarisht kampione e dimrit.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” ishte tepër e luftuar, me raste, emocione dhe tension deri në minutën e fundit. Rrogozhinasit u shfaqën të organizuar që në pjesën e parë, duke kërkuar avantazhin dhe menaxhuar presionin e vendasve. Nga ana tjetër Teuta tentoi të shfrytëzonte momentet e saj në kundërsulm.

VAR, polemika dhe vendime që ndezën sfidën

Në minutën e 58-të, Teuta gjeti rrugën e rrjetës me Jurgens, por goli u anulua pas rishikimit në VAR për pozicion jashtë loje. Ky vendim që solli reagime në tribunë dhe në fushë. Vetëm pak minuta më pas, Egnatia përfitoi nga momenti i saj më i mirë. Goli i vetëm dhe vendimtar i takimit u shënua nga Kastriot Selmani në minutën e 61-të, i dha avantazhin rrogozhinasve.

Sfida vijoi me ritëm të lartë dhe polemika, pasi edhe Egnatisë iu anulua një gol gjatë ndeshjes. Në minutat shtesë, konkretisht në të 91-ën, Egnatia mbeti me 10 lojtarë. Kjo pasi Aliyev u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Megjithatë, pritjet vendimtare të portierit Dajsinani ruajtën rezultatin deri në fund.

Me këtë fitore, Egnatia ngjitet në kuotën e 37 pikëve pas 18 javësh, duke regjistruar fitoren e 11-të sezonale dhe “blinduar” kreun e renditjes. Në krahun tjetër, Teuta mbetet në vendin e pestë me 25 pikë.

[video width="638" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/12/694ade35c5efb.mp4"][/video]

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI