Flash

CNN, Al Jazeera dhe Daily Mail: Çështja “Balluku” shkakton protesta në Shqipëri

Lapsi.al 23 December 2025
CNN, Al Jazeera dhe Daily Mail: Çështja “Balluku”
Protestat në parlament dhe në qendër të Tiranës si dhe akuzat ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku kanë marrë vëmendjen e agjencive prestigjioze ndërkombëtare të lajmeve. Rrjeti prestigjioz amerikan CNN, një video të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale, shkruan se protestat në Shqipëri kanë nisur pas javëve të tensionuara në vend, të shkaktuara nga akuzat për korrupsion ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. CNN përmend edhe tensionet e javës së fundit në Parlament, ku pamjet e deputetëve të opozitës bënë xhiron e mediave ndërkombëtare.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by CNN (@cnn)

Protestuesit që hodhën molotovë përpara kryeministrisë kërkuan dorëheqjen e qeverisë, ndërsa SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, me qëllim arrestimin e saj, thotë CNN, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Shqipëri. Vëmendje i ka kushtuar situatës edhe rrjeti i famshëm “Al Jazeera”. “Një burrë u përfshi nga flakët ndërsa u hodhën objekte të ndezshme gjatë protestave antiqeveritare në Shqipëri. Mijëra demonstrues u mblodhën jashtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Lideri i opozitës dhe ish-kryeministri Sali Berisha iu bashkua demonstratave, duke marshuar me protestuesit në një shenjë mbështetjeje” – citon “Al Jazeera”. Edhe tabloidi britanik “Daily Mail” i ka bërë jehonë protestës së mbajtur nga opozita kundër qeverisë, të hënën e 22 dhjetorit. Përmes pamjeve të përcjella thuhet se mijëra demonstrues u mblodhën jashtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij.⁠ Sipas “Daily Mail” qytetarët hodhën molotovë, në shenjë proteste kundër korrupsionit të qeverisë Rama.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Daily Mail (@dailymail)

Në fokus të tabloidit britanik, ishin hetimet ndaj numrit dy të qeverisë Rama, Belinda Balluku, e cila po hetohet për shkelje të barazisë në tendera në Tunelin e Llogarasë dhe Lotet e Unazës së Madhe. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e kësaj të marte, në segmentin rrugor Vrion-Krane, konkretisht në kthesën e Finiqit. Një automjet ka dalë nga rruga d...

21:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI