Flash

Avokati tregon ku ndodhet Ergys Agasi: Jashtë shtetit për një marrëveshje biznesi

Lapsi.al 23 December 2025
Avokati tregon ku ndodhet Ergys Agasi: Jashtë shtetit për një

Maks Haxhia, avokati i Ergys Agasit, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçmen, për të marrë dokumentet për klientin e tij.

Ai deklaroi se dosja është shpërndarë në media, ndërkohë që ai dhe klienti i tij nuk e kanë ende.

Haxhia tha se në dosjen e SPAK nuk ka asnjë provë që vërteton se Agasi ka lidhje me fushën e tenderave dhe është i përfshirë në rrëmbim personi.

Haxhia tha se klienti i tij ndodhet jashtë shtetit duke lidhur një marrëveshje biznesi, dhe se sapo të kthehet në Shqipëri do të përballet me drejtësinë.

“Është jashtë shtetit duke lidhur një marrëveshje biznesi. Patjetër që do të vetëdorëzohet, kur të kthehet do mbajë qëndrimin për t’u përballur me drejtësinë.

SPAK e komprometon, nxjerrja e të dhënave të dosjes komprometon, konkluzionin e nxjerr politika dhe opozita. Kur nuk është politikan çlidhje ka ai me emërime?

SPAK thotë ato që do SPAK, por jo ato që janë në realitet dhe prova, nuk ka asnjë provë që Agasi të jetë marrë me fushën e tenderave, por as nuk njihet me personin”, tha ai duke iu referuar Gerond Meçen, i cili u mor peng dhe u kërcënua që të hiqte dorë nga ankimimet për tenderat.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Resh...

07:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI