Flash

Kush e tepron mbetet jashtë, Guardiola i prerë: “Do t’i ripeshoj pas Krishtlindjes”

Lapsi.al 22 December 2025
Kush e tepron mbetet jashtë, Guardiola i prerë: “Do t’i

Pep Guardiola ka lëshuar një paralajmërim të qartë për lojtarët e tij te Manchester City: “Nëse e teprojnë gjatë pushimit të Krishtlindjes, rrezikojnë të përjashtohen nga skuadra për ndeshjen e radhës kundër Nottingham Forest”.

Pas fitores bindëse 3-0 ndaj West Ham, Guardiola shpjegoi se të premten të gjithë lojtarët janë peshuar dhe do të kontrollohen sërish në rikthimin në stërvitje ditën e Krishtlindjes. “Çdo lojtar peshohet [të premten, shën. red.]”, saktësoi trajneri. “Do të kthehen më 25 dhe unë do të jem aty për të kontrolluar sa kilogramë kanë shtuar. Kur të kthehen pas tre ditësh pushim, dua të shoh si do të paraqiten”.

Trajneri sqaroi rregullat: “Mund të hanë, por unë dua t’i kontrolloj. Duhet të bëj një përzgjedhje për ndeshjen kundër Nottingham Forest. Imagjino një lojtar, tani perfekt, por që vjen me tre kilogramë më shumë. Do të qëndrojë në Manchester. Nuk do të marrë pjesë në ndeshjen kundër Nottingham Forest”.

Guardiola paralajmëron lojtarët: “Kush e tepron në Krishtlindje...”

Pavarësisht fitores dhe vendit të dytë në Premier League, dy pikë larg Arsenalit, Guardiola ka theksuar disa problematika në paraqitjen e skuadrës së tij: disa pjesë “nuk ishin të mira”. Për këtë arsye, ai anuloi ditën e pushimit të parashikuar për të dielën, duke e reduktuar pushimin e lojtarëve në tre ditë. “Lojtarët më kërkuan të merrja një ditë pushim (e dielën, 21 dhjetor), por thashë jo, sepse nuk kishin luajtur mjaftueshëm mirë”, deklaroi trajneri.

Guardiola shpjegoi më pas si do të organizojë rikthimin: “Të dielën rikuperim, stërvit ata që nuk kanë luajtur dhe, pas tre ditësh pushim, kam dy ditë për të përgatitur Nottingham Forest. Programi është aq i ngjeshur sa lojtarët duhet ta harrojnë. Lojtarët duhet të shkojnë te familjet e tyre dhe ta harrojnë futbollin”.

Në thelb, Manchester City vazhdon përgatitjen e Krishtlindjes nën kontrollin e rreptë të trajnerit, me synimin për të mbërritur në formë perfekte në përballjen delikate kundër Nottingham Forest më 27 dhjetor në City Ground.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI