Flash

Qori: Rama e ka të kotë, nuk shpëton dot nga kjo situatë

Lapsi.al 21 December 2025
Qori: Rama e ka të kotë, nuk shpëton dot nga kjo situatë

Sipas Arlind Qorit, Rama justikifkon mbrojtjen e Ballukut duke mos i hequr akoma imunitetin, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se lidhja që bën Rama s'ka asnjë sens.

Kreu i Lëvizjes Bashkë thoët se nëse Rama do ishte politikan i përgjegjshëm, do e kishte shkarkuar Ballukut 24 orë pas kërkesës së SPAK.

Qori thekson se së pari Rama do ti japë një komardare Ballukut dhe së dyti të fitojë kohë duke fashitur revoltën që po shfaqin protestat, sidomos ajo e Lëvizjes Bashkë.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, kreu i Lëvizjes Bashkë vazhdon duke thënë se Rama nuk kontrollon as SPAK-un, as GJKKO-në dhe s'ka çfarë i ofron Ballukut në këmbim të heshtjes. Qori argumenton se as revolta e njerëzve nuk do të fashitet.

Qori thekson se Edi Rama është një politikan jo vetëm i korruptuar, por edhe anakronik, i shkëputur nga shoqëria shqiptare. Asistin për të dalë nga kjo situatë, Qori thotë se po ia japin gazetarët e shitur, që i ofrojnë intervista normale, me pyetje normale, në një fund viti që nuk është aspak normal për të.

Shikoni videon:

Të këshilluara

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në lagjen nr. 13, në zonën e plazhit, në Durrës. Mësohet se i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar, i ...

18:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI