Flash

Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Mashtrimi me anë të martesës, krim federal

Lapsi.al 21 December 2025
Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Mashtrimi me anë të

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, iu ka bërë thirre qytetarëve të tregojnë kujdes lidhur me e dokumentet e emigracionit, të cilat i realizojnë përmes martesave. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, amabsada njofton se mashtrimi me anë të martesës është një krim federal në Shtetet e Bashkuara.

Sipas njoftimit thuhet se ky veprim, mund të çojë në dënime serioze. Ajo u bën thirrje qytetarëvë të zgjedhin një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur.

"Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze. Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur" - shkruhet në njoftimin e ambasadës. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI