Flash

Aksident i rëndë në Fier, disa të plagosur

Lapsi.al 21 December 2025
Aksident i rëndë në Fier, disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar në autostradën Lushnje Fier.

Në afërsi të pushimit të shoferit dy mjete janë fërkuar në tentativë parakalimi. Për këtë shkak një fuoristradë Volvo ka përfunduar në mes të barrierave ndarëse të kaheve të lëvizjes sëjeteve.

Të dy mjetet ka qenë duke lëvizur në drejtim të Fierit dhe parakalimi i gabuar ka bërë që mjeti tip Volvo të fluturojë dhe të ndalojë në mes të barrierave të hekurta.

Policia e qarkullimit ka shkuar në vendngjarje për të dokumentuar rastin ashtu dhe për disiplinimin e trafikut.

Dy ambulance ndodhen në vendngjarje për të marrë të lënduarit ndërsa asnjë prej tyre nuk paraqet lëndime serioze.

Të këshilluara

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në lagjen nr. 13, në zonën e plazhit, në Durrës. Mësohet se i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar, i ...

18:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI